Eurostandard bank këtë vjeshtë me produkte të reja kreditore

Me mbërritjen e vjeshtës shpenzimet e jetës rriten në një masë të madhe, duhen paguar shpenzimet e vitit të ri shkollor dhe shpenzimet e vitit të ri akademik dhe të kthehen mjetet e shpenzuara për pushimet verore.  Me llogaritjen e shpenzimeve të regjisë, që nuk mund të shtyhen, duhet pranuar se shuma e fundit që duhet paguar nuk është për t’u nënçmuar. Nga ana tjetër të gjithë ne duam të përmirësojmë cilësinë e jetës, tonën por edhe të familjes sonë. Në këtë kontekst, gjatë kësaj periudhe dhe pas vapës së madhe, ne mendojmë edhe për rekonstruksion, ndoshta edhe për një automjet të ri, shtëpi të re dhe pse jo një udhëtim të bukur vjeshte. Megjithatë, shpeshherë buxheti me të cilin disponojmë nuk mjafton për gjithçka që na duhet ose gjithçka që duam. 

Eurostandard for web

Për të plotësuar të gjitha dëshirat dhe nevojat, kemi në dispozicion produktet kreditore të Eurostandard Bank, produkte këtë që me fillim nga kjo vjeshtë do të bëhen akoma më të kapshme dhe më interesante. 

Duke ndjekur trendet e nevojave të sezonit të klientit dhe duka pasur gjithmonë për qëllim plotësimin e nevojave, Banka vendosi  këtë vjeshtë të ofrojë produkte të reja kreditore atraktive, për realizimin më të lehtë të të gjitha planeve të jetës dhe projekteve. Në paletën e produkteve kreditore të Bankës, muajve në vazhdim do të gjenden kredi me norma interesi të ulëta dhe kushte të favorshme. 

Për këtë arsye, nëse planifikoni të merrni kredi, do ishte mirë që ta prisni dhe shikoni ofertën e Eurostandard Bank, e cila do të vihet në dispozicion së shpejti. Detajet lidhur me kreditë e reja dhe të favorshme do të mundësohen së shpejti dhe do të publikohen në ueb faqen e Bankës. 

 

Me respekt,
BANKA EUROSTANDARD SH.A SHKUP